Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 16:46
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe falsifikimin e dokumenteve. Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit me inicialet F.U., N.S., J.M., B.L. dhe G.H. dyshohen për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” si dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”

Prokuroria thekson se ekziston dyshimi i bazuar që disa nga të pandehurit, në bashkëkryerje, kanë falsifikuar dokumente duke përdorur identitet të rremë të një personi që kishte vdekur që në vitin 1986.

Postimi i plotë:

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të pandehurve për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ferizaj, 29 Prill 2026 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: F.U., N.S., J.M., B.L., dhe G.H.,- për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ ,“Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit: F.U., J.M., B.L., G.H., dhe i pandehuri NN., në bashkëkryerje kanë falsifikuar dokumentin, në atë mënyrë që të pandehurit F.U., J.M., B.L., dhe i pandehuri NN, kanë ardhur në një restorant afër zyrës së noterit G.H., dhe i pandehuri NN, me letërnjoftim të falsifikuar është paraqitur me emër të S.V., i cili kishte vdekur në vitin 1986, e pastaj me ndihmën e noterit, kanë përpiluar autorizimin kinse S.V., autorizon F.U., në shitjen e parcelave, të cilën e kanë përdorur për legalizimin e përmbajtjes së pavërtetë në zyrën kadastrale në Ferizaj, për ti regjistruar pronat në emër të A.L., L.S dhe N.S., andaj me këto veprime do të kenë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Për të pandehurin F.U., dhe N.S.,ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje me të pandehurat A.L., dhe L.S., në zyrën e noterit G.H., me qëllim të tjetërsimit të ngastrave kadastrale, ka përdorur dokumentin e falsifikuar, me këtë do të kenë kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rremë” nga neni 395, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074 .

Ndërsa, sipas Prokurorisë, për të pandehurin G.H., ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri si person zyrtar- noter në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për të pandehurit tjerë, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se 09 Mars 2023, në zyrën noteriale në Ferizaj, si person zyrtar ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër në atë mënyrë që ka hartuar kontratën në gjuhën serbe mbi shitblerjen e pajuajtshmërisë, në mes të personave D.R., dhe D.R., si shitës, të cilët i ka përfaqësuar sipas autorizimit H.R., dhe personit N.R., si blerës, për shitblerjen e ngastrave kadastrale në Zonën Kadastrale Babushi serb, në të cilën kontratë është përfshirë edhe ngastra kadastrale në sipërfaqe prej 1724 m2. Andaj me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, për të pandehurit: J.M., B.L., dhe i pandehuri NN, ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë ndihmuar personin zyrtar, të pandehurin G.H.,- noter në Ferizaj, në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par.1 të KPRK-së, në atë mënyrë që i ka ndihmuar në hartimin e Autorizimit të datës 14.03.2024 , me të cilin është autorizuar i pandehuri F.U., për shitblerjen e ngastrave kadastrale të pronarit S.V., edhe pse kanë qenë në dijeni se i pandehuri NN nuk ka qenë S.V., i cili kishte vdekur në vitin 1986, i cili autorizim pastaj është përdorur në zyrën e noterit për shitblerjen e ngastrave kadastrale, me këtë do të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bashkëkryerje në ndihmë nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-ës.

Ndërsa, sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.S., në bashkëkryerje me të pandehurën L.S., në zyrën e noterit G.H., kanë blerë sendin e përfituar nga vepra penale, me këtë do të kenë kryer veprën penale në bashkëkryerje “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074.

Të pandehurit e lartëcekur, që nga data 28 Prill 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura.

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria Speciale për gërmimet në Zubin Potok: Hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë

Prokuroria Speciale për gërmimet në Zubin Potok: Hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë

15:43

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit