Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së ndaj Faton Pecit për grantet në bujqësi

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 10:32
Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së ndaj Faton Pecit për grantet në bujqësi

Prokuroria Speciale e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të LDK-së ndaj Faton Pecit për çështjen e granteve në bujqësi, në kohën sa ishte Ministër i Bujqësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peci.

Prokuroria Speciale në aktvendim ka thënë se “nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale të pretenduara në kallëzim, e as ndonjë vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”.

Peci në një postim në facebook ka shkruar se nuk ka kontaktuar, udhëzuar ose rekomanduar askënd për subvencione, në kohën sa ishte ministër i Bujqësisë.

“Prandaj, një gjë është e sigurt: në asnjë rast, asnjëherë, ne asnje rrethane nuk kam kontaktuar askënd, udhëzuar ose rekomanduar as për subvencione, as për grante, as për ndonjë shpallje, kontratë apo tender, tek grupet profesionale, në këtë proces.

Jam krenar që ky institucion do të ketë sukses edhe pas përfundimit të mandatit tim, nga punët e mira që lamë pas! Kushdo që ka objektiv dëmtimin e imazhit tim, le ta vazhdojë gjurmimin, por një gjë është e sigurt që qeverisja ime si ministër i bujqësisë shënon periudhën më të ndritur të lulëzimit në bujqësi, për një çerek shekulli”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

DREJTESIA FOLI QARTË:

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së kundër meje për grantet në bujqësi

Gjatë kohës sa isha ministër i bujqësisë, ky institucion u reformua rrënjësisht; ishte periudha kur fermerët, për herë të parë.

•Nuk dhanë më haraç për të përfituar grant.

•360 milionë euro të ndara për 130 mijë fermerë përfitues; nuk kishte asnjë rast të faktuar që dikush përfitoi jashtë kritereve të përcaktuara me ligj.

Nga 130 mijë fermerët përfitues u “gjurmua” dhe u “zbulua” se njëri ishte vëllai i një deputeteje, por nuk u gjet asnjë dëshmi e ndikimit tim, per faktin e thjesht sepse nuk egzistonte.

Ndërkohë, gjatë intervistimit tim në prokurori, “mijushi” i LDK-së, Guri, kishte deklaruar se mezi pret të shihemi në gjykatë. Po, në gjykatë do të shihemi, sepse nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë penal, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe propaganduar me shpifje e paturpësi nga “tellalli” i tyre, Guri.

Të tre do të kenë kallëzim penal për kallëzim të rremë, i cili nxiti një terror medial kundër meje, për më shumë se dy vite.

Kjo situatë ka qenë e vështirë për mua dhe familjen time, por gjithmonë kam qenë i bindur në drejtësinë dhe integritetin tim.

Prandaj, një gjë është e sigurt: në asnjë rast, asnjëherë, ne asnje rrethane nuk kam kontaktuar askënd, udhëzuar ose rekomanduar as për subvencione, as për grante, as për ndonjë shpallje, kontratë apo tender, tek grupet profesionale, në këtë proces.

Jam krenar që ky institucion do të ketë sukses edhe pas përfundimit të mandatit tim, nga punët e mira që lamë pas!

Kushdo që ka objektiv dëmtimin e imazhit tim, le ta vazhdojë gjurmimin, por një gjë është e sigurt që qeverisja ime si ministër i bujqësisë shënon periudhën më të ndritur të lulëzimit në bujqësi, për një çerek shekulli.

Falënderoj të gjithë qytetarët që nuk u manipuluan nga kjo lojë e ulët e pistë dhe bizare

Faton Peci

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Spanja kontrollon 199 udhëtarë nga Italia në ditën e parë të rikthimit të kontrolleve kufitare
  • 14:41Gjendja në pikat kufitare, përditësohen të dhënat
  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë