Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Prokuroria e Pejës deklarohet për vrasjen në Vitomiricë, tregon se më 22 tetor pranoi parashtresë nga viktima

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 08:07
Prokuroria e Pejës deklarohet për vrasjen në Vitomiricë, tregon se më 22 tetor pranoi parashtresë nga viktima

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se më 22 tetor, kryeprokurorja e kësaj prokurorie kishte pranuar një parashtresë nga e ndjera A.Z., përmes së cilës ajo kishte kërkuar ndërmarrjen urgjente të veprimeve ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata kishin dështuar në përmbushjen e detyrave zyrtare gjatë trajtimit të rastit të saj, përfshirë edhe ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Prokuroria ka bërë të ditur se, pas pranimit dhe shqyrtimit të parashtresës, kryeprokurorja kishte urdhëruar regjistrimin e saj për trajtim nga prokurori kompetent.

“Me qëllim të vlerësimit të pretendimeve në aspektin e përgjegjësisë penale, në drejtim të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, parashtresa u regjistrua për trajtim nga prokurori kompetent. Njëkohësisht, ajo iu përcoll për trajtim urgjent autoriteteve përkatëse institucionale, përfshirë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Gjykatën Themelore në Pejë, Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale, me kërkesën që të shqyrtohen pretendimet dhe të verifikohen lëshimet e mundshme apo veprimet e zyrtarëve përkatës, brenda kompetencave të tyre institucionale”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë.

Sa i përket ekzekutimit të vendimit gjyqësor, i cili kishte të bënte me shfrytëzimin e barabartë të shtëpisë, Prokuroria ka njoftuar se ky vendim ishte ekzekutuar nga prokurorja kujdestare, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Pejë thekson se rrethanat e rastit, përfshirë pretendimet e paraqitura në parashtresën e viktimës dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet përkatëse, do të trajtohen me seriozitet dhe profesionalizëm, në përputhje me procedurat ligjore dhe kompetencat përkatëse. Prokuroria e konsideron të rëndësishëm informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me këtë çështje dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës”, thuhet në sqarim.

Një grua u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Viktima dyshohet se u qëllua për vdekje me sëpatë.

Rasti ishte paraprirë nga një raportim në Policinë e Pejës për dhunë në familje, pas të cilit bashkëshorti i viktimës ishte ndaluar për 48 orë.

Sipas Policisë, viktima kishte kërkuar me vullnetin e saj të kthehej në shtëpi. Ndërkaq, rreth orës 21:00, policia kishte pranuar informacionin se ajo ishte gjetur pa shenja jete.

Reklamë

I dyshuari për vrasjen ndodhet në arrati.

prokuroriatetorparashtresë

Të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrime me Call Center në Prishtinë

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrime me Call Center në Prishtinë

12:23
Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati

Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati

10:04

Më shumë nga Lajme

  • 09:21Osmani pas rastit të Arlinda Zekajt: Kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën
  • 08:53Bajrami për vrasjen e Arlinda Zekajt: S’ka më justifikime, nga i pari te i fundit duhet të japin përgjegjësi
  • 08:45Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave
  • 08:42“Arlinda kërkoi të jetonte”, Abdixhiku kërkon llogari nga institucionet
  • 08:36Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj