Prokuroria e Gjilanit ka konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj konspiracionistit Arianit Sllamniku.
Por, organi i akuzës nuk dha detaje të tjera lidhur me rastin.
“Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Gjilan do të ju mbajë të informuar lidhur me veprimet tjera”, thuhet në përgjigje.
Burimet e Klankosova bëjnë me dije se Sllamniku tashmë është intervistuar nga hetuesit.
