Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 15:30
Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës

Me 10 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Buxheti i Komunës së Prishtinës kaloi sipas rekomandimit të Ministrisë së Financave për shtimin e tabelës buxhetore për Komunën e Prishtinës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati shpjegoi para deputetëve anëtarë të këtij komisioni se rekomandimi i dikasterit me të cilin udhëhiqet parasheh pjesën tabelare për përditësim për komunën e Prishtinës dhe Shtimes.

“Siç kam sqaruar edhe në seancën e së hënës, pra sa i përket buxhetit të komunave të cilat nuk janë të përfshira në pjesën tabelare për arsye se janë vonuar pra qoftë në miratim apo qoftë në kompletim të procedurave dhe dorëzim të buxhetit tek Ministria e Financave, unë e kam sqaruar që nëse ato komuna arrijnë që në mes të dy leximeve pra para ditës së nesërme dhe para datës sot që po shqyrtohen në komision të plotësojnë të gjitha kërkesat, atëherë ne si ministri do t’i sjellim këto tabela të përditësuara dhe do t’i propozojmë që të shkojnë përmes si amandament përmes komisionit. Ajo çfarë mund të them është deri më tani pra aktualisht teksa po flasim, këtë proces e kanë përmbyllur komuna e Prishtinës dhe komuna e Shtimes. Prandaj rekomandimi i Ministrisë së Financave është që të përfshihen si pjesë e tabelave të buxhetit të ligjit për ndarje buxhetore, meqenëse edhe ditën e djeshme pra e kam marrë buxhetin nga komuna e Prishtinës, pra për dallim nga asaj çfarë thuhej në vazhdimësi nga kryetari i komunës që e ka dërguar buxhetin, në fakt procedurat tek ditën e djeshme janë përmbyllur dhe janë dorëzuar të gjitha tabelat ashtu siç edhe kërkohet”.

“Pra tash e kemi edhe komunën e Prishtinës edhe komunën e Shtimes të cilat i kanë përmbushur të gjitha kërkesat sa i përket përfshirjes në pjesën tabelare të buxhetit. Ndërkaq komuna e Zubin Potokut jam informuar që ditën e djeshme ka miratuar në kuvendin komunal buxhetin, megjithatë ende nuk ka arritur që të kompletojë procedurat pasuese. Kështu që duke marrë parasysh që ditën e sotme ne duhet t’i përmbyllim çështjet e amandamenteve, komuna e Zubin Potokut mbetet që të trajtohet sapo ta kompletojnë procedurën, e dorëzojnë njoftimin dhe buxhetin tek Ministria e Financave, me ç’rast pastaj ne si ministri e procedojmë në qeveri, mbledhje të qeverisë dhe nga qeveria vjen në kuvend dhe trajtohet si ndryshim-plotësim pra i shtohet ligjit të buxhetit tabela e Zubin Potokut. Por sa i përket Prishtinës, komunës së Prishtinës dhe komunës së Shtimes, këto komuna tashmë kanë përmbushur të gjitha detyrimet dhe janë të gatshme që të përfshihen. Prandaj rekomandimi i Ministrisë së Financave do të ishte që komisioni pra të propozojë si amandament tek pjesa tabelare pra përditësimin e tabelave të këtyre dy komunave ashtu siç janë miratuar në kuvendet komunale dhe janë dorëzuar tek Ministria e Financave”, tha ai. /eo

Më shumë nga Lajme

  • 07:50Gruda: E respektoj votën e diasporës, por banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
  • 07:48Sot ka kufizime në autoudhë, Ministria tregon orarin
  • 07:43KEDS: Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
  • 07:26Parashikimi i motit për sot: Temperaturat pritet të arrijnë deri deri në 36°C
  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët