Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Projektbuxheti e marrëveshja për 882 milionë eurot e BE’së, vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e parë

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 14:15
Projektbuxheti e marrëveshja për 882 milionë eurot e BE’së, vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e parë

Qeveria e re ka mbajtur sot mbledhjen e parë, ku ka miratuar disa marrëveshje ndërkombëtare si dhe Projektbuxhetin për vitin 2026.

Në fillim të mbledhjes, Kryeministri Albin Kurti, tha se kabineti i ri i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti më i sukesesshëm.

Pastaj u hodhën në votim marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat u miratuan, si dhe Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, që kap vlerën rreth 4 miliardë euro. Është miratuar edhe kërkesa ndaj Kuvendit, që përmes një vendimi të autorizojë zgjatjen e zbatimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar, edhe për muajin mars.

Marrëveshja e parë ndërkombëtare që u miratua është ajo me Bashkimin Evropian mbi Aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, për të përfituar milionat që ofrohen nga ky instrument.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i bazës së nevojshme ligjore, që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian, në vlerë prej 882.6 milionë euro, që ofrohen brenda këtij instrumenti për reforma dhe rritje”, thuhet në njoftim.

Pastaj u vazhdua me Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Marrëveshja ka për qëllim përshpejtimin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, integrimit ekonomik rajonal, si dhe konvergjencën socio-ekonomike me BE-në, duke plotësuar fondet e instrumentit të para anëtarësimit (IPA)”.

Projektligji tjetër ishte për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë.

Kjo marrëveshje është mbështetje ndaj sektorit shëndetësor në Kosovë si pjesë edhe e programit qeverisës. Ka vlerën 18.6 milionë euro, dhe kushtet janë të ngjashme sikurse ajo për edukimin në fëmijërinë e hershme;

Në fund u miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “ Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës.

Ministria e Financave bashkë me Bankën Botërore, ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë për projektin Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesin për Kapitalin Njerëzor në Kosovë.

Më shumë nga Lajme

  • 22:12“Babën e mbaj mend si në mjegull – Me fukarallëk e me tana të zezat, gru e re, me 7 fëmijë, e hekurt”, Vllasaliu
  • 22:10Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil: Shokët tregojnë si nisi sherri
  • 22:09Sadiku: Qytetari do ta vlerësojë pozitën e LDK-së për të mos e lënë vendin në kaos
  • 22:07Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:07U dogj nga zjarri në një hotel në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi