Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Programi qeverisës i Tahirit për gratë: 400 euro për nënat që lindin fëmijët në Vushtrri

GD
Gazeta Demos14 shtator 2025 në 17:03
Programi qeverisës i Tahirit për gratë: 400 euro për nënat që lindin fëmijët në Vushtrri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka prezantuar programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke vënë theksin te familja dhe fuqizimi i gruas si shtylla kryesore e zhvillimit të komunës.

Tahiri ka bërë të ditur se një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij do të jetë krijimi i Fondit Komunal për Gratë, përmes të cilit do të ofrohen mundësi më të mëdha për punësim, përkrahje për bizneset e vogla të grave, mentorim dhe rrjetëzim profesional. Po ashtu, programi parasheh subvencionimin e projekteve komunale për parandalimin e dhunës në familje, mbështetjen e nënave vetushqyese dhe ofrimin e 400 eurove për secilin fëmijë të lindur në Vushtrri.

Një tjetër masë konkrete e planit është subvencionimi i normës së interesit të kredisë për blerjen e banesës për familjet e reja.

Duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Tahiri ka theksuar se në Vushtrri jetojnë 9,583 gra mbi moshën 40 vjeçare, prej të cilave mbi 80 për qind janë të papuna. Sipas tij, kjo situatë tregon domosdoshmërinë e një programi të posaçëm që synon përfshirjen dhe fuqizimin e grave në tregun e punës.

“Vushtrria që Ju e doni bëhet kur të gjitha gratë kanë përkrahje nga Komuna për punësim dhe kur ne bëhemi bashkë për të luftuar dhunën në familje,” u shpreh Tahiri.

LDKVushtrri

Më shumë nga Lajme

  • 15:02Kryetari i Obiliqit: Në objektin e ish-shkollës teknike duket se u tentua kultivimi i narkotikëve, s’dyshohet për varrezë masive
  • 14:37Hykmete Bajrami i reagon ashpër Lumir Abdixhikut: Humbës i trefishtë, je i fundit që mund të flas për shtet e pushtet
  • 14:32Për “Marshin për Liri” do të ketë transport të organizuar nga e gjithë Kosova
  • 14:31Tahiri: Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet
  • 13:53Mungon Vali Corleone/ Shtyhet seanca gjyqësore, paralajmërohet urdhërarrest nëse nuk paraqitet