Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare, OEK me detaje

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 10:09
Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare, OEK me detaje

Barkodat ndërkombëtare do të jenë së shpejti realitet edhe për produktet e Kosovës. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim frytdhënës me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku është diskutuar për hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1.

Gjatë takimit, Rafuna ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në këtë proces, i cili do të mundësojë identifikim dhe njohje globale të produkteve vendore, njofton OEK.

Në këtë njoftim thuhet se falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova pritet të fillojë së shpejti lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve kosovare për praninë dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.

Ky zhvillim do të rrisë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve të Kosovës, duke sjellë përfitime si për konsumatorët vendorë, ashtu edhe për ata jashtë vendit.

Bëhet e ditur se me këtë rast Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur falënderim të veçantë për GS1 Turqinë dhe Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale
  • 23:47Djali i Agim Ramadanit e sheh të mundur lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel
  • 23:26Ambasada e Italisë pas aktgjykimit: Të respektohet vendimi dhe procesi gjyqësor
  • 23:26Hisen Berisha: Nuk pati ballafaqim të provave juridike, apeli nuk është fundi
  • 23:23Dy protestues u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë protesta