Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prizreni, Prishtina dhe Malisheva me rënien më të madhe të votuesve

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 11:33
Prizreni, Prishtina dhe Malisheva me rënien më të madhe të votuesve

Prizreni, Prishtina dhe Malisheva janë tri komunat me rënien më të madhe të numrit të votuesve në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, krahasuar me rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet paraprake votuan 906 mijë qytetarë, e të dielën 725 mijë, që përbën rënie të pjesëmarrjes për rreth 20 për qind.

Në Prizren pati 17 mijë e 523 votues më pak, në kryeqytet 14 mijë e 187, e në Malishevë 11,370 mijë më pak.

Por, nëse rënia e numrit të votuesve kalkulohet në përqindje, rezulton se Malisheva ka rënien më të madhe, me 41.60 për qind, pasuar nga Rahoveci me 36.97 për qind e Mamusha me 33.20 për qind.

Kjo ka penalizuar partitë më të mëdha.

Në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje ka 12,481 vota më pak, pasuar nga PDK-ja me 3,530 vota më pak e AAK-ja 432 vota më pak. Nga partitë e mëdha, në këtë komunë LDK-ja është e vetmja që ka rritur mbështetjen, për 568 vota.

E, në kryeqytet, Vetëvendosja ka 11,536 vota më pak, pasuar nga PDK-ja me 2,906 vota dhe LDK-ja me 582 vota më pak. Ndërkaq, AAK-ja shënoi rritje për 941 vota.

Në Malishevë situata është ndryshe. Bazuar në rezultatin preliminar, Vetëvendosja është e vetmja nga katër partitë kryesore që pësoi rënie, duke humbur 4630 vota. PDK-ja u rrit për 1,379 vota, AAK-ja për 352, e LDK-ja për 321 vota.

Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim, ka thënë në një konferencë të martën se rënia e pjesëmarrjes në votim është rezultat i uljes së motivimit të qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ndryshe nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, në ato të së dielës kanë ardhur në Kosovë për të votuar fizikisht shumë më pak mërgimtarë, që është reflektuar edhe në përqindje më të vogël të pjesëmarrjes në zgjedhje.

Krahasuar me parapraket, për zgjedhjet e 7 qershorit ka pasur rritje të mërgimtarëve që kanë aplikuar për të votuar në selitë diplomatike apo me postë. Mbi 131 mërgimtarë janë regjistruar me sukses, për ta dhënë votën.

Më shumë nga Lajme

  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë
  • 22:46Sami Lushtaku: Ka shumë ministra e deputetë të VV-së qe iu kanë gëzu dënimit të tyre