Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Privilegjet: Presidenca hap tender për sigurime shëndetësore e udhëtimi për ish-presidentët

GD
Gazeta Demos22 maj 2026 në 15:42
Privilegjet: Presidenca hap tender për sigurime shëndetësore e udhëtimi për ish-presidentët

Privilegjet për ish-presidentët e Kosovës janë të shumta.

E së fundi zyra e Prokurimit e Presidencës së Kosovës ka hapur tender për ofrimin e sigurimeve shëndetësore dhe të udhëtimit për ish-presidentët e Republikës së Kosovës dhe familjet e tyre, privilegje që ata vazhdojnë t’i gëzojnë edhe pas përfundimit të mandatit presidencial, shkruan Indeksonline.

Sipas dokumentit të tenderit, sigurimi përfshin mbulim shëndetësor për deri në shtatë persona, përfshirë ish-presidentët dhe familjarët e tyre.

Në përshkrimin e kontratës thuhet se sigurimi mbulon shtrirjen dhe trajtimin spitalor deri në 100 për qind, me vlerë mbulimi deri në 100 mijë euro për person. Mbulueshmëria vlen për Kosovën dhe një numër shtetesh evropiane, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Francën, Italinë, Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Tenderi parasheh edhe sigurime shëndetësore gjatë udhëtimeve jashtë vendit, përfshirë SHBA-të dhe Kanadanë, me mbulueshmëri deri në 30 mijë euro.

Po ashtu, dokumenti specifikon se sigurimet e udhëtimit do të vlejnë për periudha të ndryshme kohore, përfshirë mbulim për 10, 20 dhe 30 ditë.

Këto përfitime burojnë nga Ligji për Presidentin e Republikës së Kosovës, i cili u garanton ish-presidentëve një sërë privilegjesh edhe pas përfundimit të mandatit, përfshirë mbështetje financiare, staf përcjellës, sigurime dhe mbulim të shpenzimeve të caktuara zyrtare dhe personale.

Vlera totale që i ka paraparë prokurimi është 9 mijë e 900 euro.

Presidenca

Më shumë nga Lajme

  • 22:24Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së
  • 22:23“Nuk e di a është ministre apo meteorologe”, Ramadani kërkon përgjegjësi për krizën energjetike
  • 22:22Raporti i BE-së, Vllahiu: Veç një kapitull e ka të mirë, krejt të tjerët shpërfaqin dështim
  • 22:11Bashkëpunimi LVV-PDK, Çollaku: I imponuar për shkak të procesit të Apelit në Hagë
  • 21:59“M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’” – Nesër del për herë të parë para gjykatës profesori, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve