Ai ka njoftuar se ky lokalitet ruan gjurmë të një nekropolisi monumental, banesa rezidenciale, punishte xeheje dhe një bazilikë paleokristiane — dëshmi e kalimit nga besimet pagane te krishterimi i hershëm në këto troje.

“Soçanica e Dardanisë antike nuk është vetëm një lokalitet arkeologjik, por një kujtesë e gjallë se Dardania nuk u përkul kurrë, por u ringjall ndër shekuj si shtyllë qytetërimi dhe burim frymëzimi për të sotmen dhe për të ardhmen. Më shumë kujdes institucional do të thotë ta ruajmë këtë trashëgimi si burim krenarie për brezat që vijnë.”, ka shkruar mes tjerash ai.

E si duket kjo vizitë e Sadriut ka qenë arsyeja e tij ku sot është parë nën masa të sigurisë duke pirë kafe në Mitrovicën e Veriut.