Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Shiroka Pula takohet me homologun hungarez, kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në BE

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 17:39
Presidentja Shiroka Pula takohet me homologun hungarez, kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në BE

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke rikujtuar se ky shtet ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008.

Ajo ka shprehur interesimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushat e ekonomisë, arsimit dhe mbrojtjes.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe integrimi evropian i Kosovës. Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit, duke kërkuar mbështetjen e Hungarisë për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat dhe për hapat e mëtejshëm të procesit integrues.

Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Hungarisë në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Në përfundim të takimit, Presidentja Shiroka Pula e ka ftuar homologun hungarez, András Baka, për një vizitë në Kosovë, në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

kosovësshirokapula

Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula merr letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen

Presidentja Shiroka Pula merr letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen

10:24
Shiroka Pula në Budapest, merr pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Revolucionit Hungarez

Shiroka Pula në Budapest, merr pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Revolucionit Hungarez

08:52
Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

18:55
Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë më 25 tetor

Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë më 25 tetor

18:22

Më shumë nga Lajme

  • 17:58Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite edhe ndryshimet në Ligjin për Buxhetin 2026
  • 17:40Avokati thotë se Gani Geci ka pranuar fajësinë, thotë se iu bë çelës për hapjen e derës së burgut – ka kritika ndaj Prokurorisë
  • 17:08Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE’ja duhet të zgjerohet
  • 16:55Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza
  • 16:39Dogana ndalon kontrabandën në Vërmicë, zbulohen 300 produkte të padeklaruara për mbrojtjen e bimëve