Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Osmani në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave: Themeli i mendimit shtetformues të Kosovës

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 19:05
Presidentja Osmani në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave: Themeli i mendimit shtetformues të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës mbajti sot fjalim në shënimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), duke e cilësuar këtë institucion si qendrën ku u formësua mendimi politik, kulturor dhe shtetformues i vendit.

Në këtë ceremoni solemne morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, presidenti i parë i Kosovës, Fatmir Sejdiu, drejtues të akademive shqiptare dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Presidentja vlerësoi kontributin pesëdekadësh të akademikëve, të cilët, sipas saj, edhe në rrethana tejet të vështira, kanë punuar për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe interesit kombëtar, duke lidhur Kosovën me qendrat botërore të dijes.

Ajo kujtoi me mirënjohje figurat e shquara të Akademisë, si kryetarin e parë Esad Mekuli, akademikun Gazmend Zajmi – hartues i Kushtetutës së Kaçanikut dhe Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 – si dhe presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, anëtar korrespondent i Akademisë që nga viti 1996.

Presidentja theksoi se “nuk mund të ketë shtet të fortë pa shkencë të fortë”, duke shtuar se Akademia është ndër institucionet që i japin shtetit substancën e dijes, mendimit kritik dhe vizionit për të ardhmen.

Ajo vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si strategjik për zhvillimin kombëtar dhe rajonal.

Në fjalimin e saj, Presidentja theksoi po ashtu rolin e Akademisë në ruajtjen e së vërtetës historike për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, duke nënvizuar se dokumentimi shkencor i gjenocidit mbetet mision i domosdoshëm për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave dhe të luftës çlirimtare.

Në fund, ajo i falënderoi të gjithë akademikët për kontributin e dhënë përgjatë 50 vjetëve dhe kërkoi vazhdim të përkushtimit për zhvillimin e dijes, kërkimit shkencor dhe kulturës në Kosovë.

“Urime 50-vjetori i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës – gjysmëshekull dijes, kulturës dhe përkushtimit për shtetin”, përfundoi Presidentja.

Më shumë nga Lajme

  • 16:36“Ishte amaneti i babait tonë”, familja Musa dhuroi tokën për kishën në Zogaj
  • 16:24Plas dajaku në Drenas, të miturat përleshen në grup
  • 16:21Protesta më 1 shtator, Ibrahimi: Kërkesat e komunave janë injoruar ndër vite nga niveli qendror
  • 16:16‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje
  • 16:13Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës