Para samitit BE-Ballkani Perëndimor, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do te zhvillojë takime në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.

A2 Cnn raporton se vizita nis të hënën me Sarajevën dhe përfundon në Tivar të Malit të Zi më 4 qershor, ndërkaq në Tiranë do të jetë të martën më 2 qershor.

Tema e takimit do të jetë zgjerimi dhe sipas BE, për Presidentin e Këshillit procesi i integrimit për këtë rajon duhet të vijojë mbi bazë të meritës. Sipas BE-së, ky samit (BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor në Tivar) mund të shërbejë për shtetet edhe për të diskutuar çështjet bilaterale mes tyre.