Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri slloven, Osmani e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 17:29
Pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri slloven, Osmani e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, të cilin e përgëzoi për detyrën e re.

Osmani theksoi gatishmërinë për të punuar ngushtë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

“Presidentja Osmani vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Slloveninë për përkrahjen e vazhdueshme, mbështetjen në rrugën euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit të Brdo-Brijunit.

“Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit Brdo-Brijuni dhe theksoi rëndësinë që Kosova i kushton këtij formati si platformë për dialog rajonal, stabilitet dhe perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 18:486 deputetë të LDK-së s’e votojnë Sejdiun, Peci: S’është lajm i mirë për Kosovën
  • 18:40Abdixhiku: Unë me 12 deputetë, do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti
  • 18:36Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk mundem me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje
  • 18:36Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave
  • 18:24Bajrami reagon sërish: Nuk e kam deleguar votën te askush