Faton Peci, kryetar i Mitrovicës nga Partia GUXO, që është në koalicion qendror me LVV-në, ka komentuar deklarimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili njoftoi se 6 deputetë të partisë së tij nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.
Në DPT te Fidani në Klan Kosova, bashkëkryetari i GUXO-s tha se ky nuk është lajm i mirë për Kosovën.
“Ky nuk është lajm i mirë për Kosovën, që Kosova mos me pas president, mos me konstituu Kuvendin e mos me pas qeveri. Me zotëri Abdixhikun jam pajtuar kohëve të fundit, që ka thënë se ‘ata të cilët e çojnë vendin në zgjedhje, nuk e duan vendin dhe janë të çmendur ose qështu diçka e ka thënë’, pra është çmenduri politike me mëndu me çu vendin në zgjedhje. Nga kjo perspektivë, pajtohna me këtë që e ka thënë zotëri Abdixhiku, edhe pse ky është personi që e ka çuar dy herë vendin në zgjedhje”, deklaroi Peci.


