Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PRAK thirrje institucioneve: Të hiqet pagesa 3€ në QKUK dhe të rriten kapacitetet spitalore

GD
Gazeta Demos23 shkurt 2026 në 14:52
PRAK thirrje institucioneve: Të hiqet pagesa 3€ në QKUK dhe të rriten kapacitetet spitalore

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë ka reaguar e shqetësuar pas vendosjes së pagesës prej 3 euro për familjarët përcjellës të pacientëve në klinikat e QKUK.

Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë bërë thirrje institucioneve që të heqin këtë tarifë dhe të shtojnë kapacitetet brenda spitalore për të përmbushur nevojat e pacientëve.

“PRAK vlerëson se sfidat infrastrukturore dhe organizative të spitaleve nuk duhet të zgjidhen përmes tarifimit të familjarëve, por përmes politikave të qëndrueshme që: forcojnë kapacitetet e personelit, përmirësojnë shërbimet mbështetëse dhe sigurojnë standarde dinjitoze të qëndrimit për pacientët”, thuhet mes tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) shpreh shqetësimin lidhur me vendosjen e pagesës ditore për familjarët/përcjellës të pacientëve në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. PRAK thekson se përcjellësi nuk është vizitor, por shpesh pjesë e domosdoshme e kujdesit ndaj pacientit. Familjarët ndihmojnë në sigurimin e barnave dhe analizave jashtë institucionit publik, ushqyerje, higjienë, mobilizim dhe mbështetje emocionale, veçanërisht për fëmijët, pacientët e moshuar, kronikë ose me kufizime funksionale. Vendosja e një pagese për këtë rol krijon barrë shtesë për familjet, prek në mënyrë disproporcionale kategoritë e ndjeshme dhe rrezikon të penalizojë një mekanizëm mbështetës që vet sistemi e konsideron të nevojshëm. PRAK vlerëson se sfidat infrastrukturore dhe organizative të spitaleve nuk duhet të zgjidhen përmes tarifimit të familjarëve, por përmes politikave të qëndrueshme që: forcojnë kapacitetet e personelit, përmirësojnë shërbimet mbështetëse, dhe sigurojnë standarde dinjitoze të qëndrimit për pacientët. PRAK i bën thirrje institucioneve që të heqin këtë tarifë dhe të shtojnë kapacitetet brenda spitalore për të përmbushur nevojat e pacientëve. Një institucion që dëshiron të punojë drejtë, qasja e tij fillon duke adresuar nevojat e njerëzve për shërbime, e jo duke i sanksionuar ato. Pacienti nuk duhet të ndëshkohet për faktin që ka nevojë për mbështetje. Me respekt, PRAK

Më shumë nga Lajme

  • 13:59Vrasja e Arlinda Zekajt, KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri
  • 13:52“Ajo iu ka akuzuar se nuk e keni intervistu djalin e saj”, menaxherja e QPS-së nuk e thotë asnjë llaf për rastin e Arlinda Zekajt
  • 13:46“U dorëzua sepse nëna e tij paralajmëroi vetëvrasje”, “jam caktuar nga OAK” – Avokatja e Albert Sylajt paralajmëron se do të marrë të gjitha veprimet ligjore
  • 13:39Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj
  • 13:36“E kuptojmë dhimbjen e tyre”, vëllai i Liridona Ademajt i shpreh ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt