Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 19:51
Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Gjykata Supreme ka konfirmuar se Albin Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin.

Kjo pasi ata kanë mbajtur pozita ekzekutive, njëkohësisht edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë Kica-Xheili.

“Gjykata Supreme e Kosovës sapo e konfirmoi qartë me vendimin P.A.nr.09/2025, të datës 25.06.2025: Albin Kurti dhe ministrat e tij kanë shkelur ligjin! Ka 4 muaj tashmë që ne kemi reaguar publikisht se askush që është certifikuar si deputet nuk ka të drejtë të sillet ende si ministër apo kryeministër dhe të marrë vendime të reja ekzekutive. Tani kjo është fakt i konfirmuar nga gjykata e rregullt më e lartë në vend, e cila ka trajtuar rastin e ish-ministrit Murati që nuk është rast i izoluar i kësaj sjelljeje të kundërligjshme, dhe vlen për gjithë ish-kabinetin Kurti”.

“Pas 27 marsit 2025, çdo vendim, çdo nënshkrim dhe çdo veprim i ri që ka ndërmarrë qeveria Kurti është i paligjshëm. Kjo është prova që ata e kanë trajtuar shtetin si pronë private. Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale pikërisht për këto shkelje. Tashmë Prokuroria Speciale nuk ka më asnjë arsye të pres e as zvarris: ka në dorë precedentin gjyqësor më aktual që gjithë ish-kabineti i Kurtit, bashkë me të, të hetohet dhe ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës dhe tejkalim të kompetencave pas datës 27 mars 2025”, ka thënë ajo

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë
  • 22:22Xhavit Haliti lexon letrën e Ahmet Krasniqit dërguar Shtabit Qendror të UÇK-së, rrëfen takimin me ndërmjetësim të Adem Demaçit në Oslo
  • 22:09Xhavit Haliti shfaq për herë të parë letrën e Bekim Berishës "Abeja" dy muaj para rënies heroike
  • 22:00Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht