Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Posta e Kosovës emeton një pullë postare në nderim të Adem Demaçit

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 11:27
Posta e Kosovës emeton një pullë postare në nderim të Adem Demaçit

Sektori i Filatelisë së Postës së Kosovës ka përkujtuar figurën emblematike të historisë së Kosovës, Adem Demaçin, përmes një pulle postare.

Filatelia e Postës së Kosovës në postimin e bërë me këtë rast ka theksuar se pulla postare nderon kontributin e Demaçit për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Filatelia e Postës së Kosovës përkujdeset të përkujtojë figurat emblematike të historisë sonë. Pulla postare kushtuar Adem Demaçit nderon jetën, veprën dhe idealin e tij për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 26 korrik në Kosovë është përkujtuar Adem Demaçi, në tetë vjetorin e ndarjes nga jeta.

Adem Demaçi, me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, u lind më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë. Ai ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2018, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në historinë politike dhe kombëtare të shqiptarëve.

Gjatë periudhës së Jugosllavisë, Demaçi u angazhua për të drejtat dhe barazinë e Kosovës me republikat e tjera, duke u bërë një nga figurat më të njohura të rezistencës kombëtare. Për shkak të veprimtarisë së tij politike, ai kaloi 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë, por pas lirimit vazhdoi angazhimin e tij për çështjen kombëtare.

Për qëndresën dhe kontributin e tij, Adem Demaçi u cilësua edhe si “Nelson Mandela i Evropës”. Ai drejtoi Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri më 1995, ndërsa në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë viteve 1998-1999, në periudhën e takimeve të Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, Demaçi ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Po ashtu, ai shërbeu si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës gjatë viteve 2005-2007.

Më shumë nga Lajme

  • 23:11Dy orë me “UÇK” dhe “Jo në emrin tim”, përfundon nata e gjashtë e protestës në Prishtinë
  • 23:09Punime në rrjet, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
  • 23:00Erdoğan pret Kurtin në New York, zhvillohet takimi mes dy liderëve
  • 22:54“Liria Ka Emër” mban nesër konferencë për media
  • 22:34Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare