Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia zhvillon me sukses operacionin në Kamenicë, arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe

GD
Gazeta Demos12 qershor 2026 në 09:33
Policia zhvillon me sukses operacionin në Kamenicë, arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka falënderuar institucionet e rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës për realizimin me sukses të një aksioni të rëndësishëm në territorin e komunës.

Sipas tij, pas një pune intensive dhe koordinimi ndërinstitucional, është përmbyllur me sukses një operacion i ndërmarrë ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar funksionimin e institucioneve lokale dhe kanë shkaktuar shqetësime në komunitet.

Kryetari Rahimaj ka bërë të ditur se në kuadër të këtij aksioni, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur disa objekte dhe më pas janë arrestuar dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb, me inicialet N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

“Faleminderit institucioneve të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Ky aksion dëshmon përkushtimin e institucioneve tona në mbrojtjen e rendit, ligjit dhe interesit publik”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai ka theksuar se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, pa dallim, si dhe të kontribuojë vazhdimisht në sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me institucionet kompetente.

Komuna e Kamenicës ka ritheksuar gatishmërinë e saj për të mbështetur çdo veprim institucional që synon forcimin e sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe funksionimit të rregullt të institucioneve në shërbim të qytetarëve.

Më shumë nga Lajme

  • 18:02Takimi Kurti-Abdixhiku, vjen reagimi nga VV-ja
  • 17:51Këto janë vendet ku nesër do ketë reduktime
  • 17:50“Nëse këta shpallen fajtorë, Serbia do të diskutojë pavarësinë e Kosovës”, Nasim Haradinaj për vendimin e 16 shtatorit në Hagë
  • 17:43Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë
  • 17:3381-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, çka dihet rreth rastit?