Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 17:37
Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me atë që i ka cilësuar si kërcënime ndaj tij nga deputetë dhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që t’i trajtojnë seriozisht këto kërcënime, duke ngritur shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimin e mundshëm politik në punën e tyre.

“Kush e administron drejtësinë në këtë vend? Organet e pavarura të drejtësisë apo zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje? Kërcënimet ndaj meje nuk janë asgjë e re. Ato vetëm sa janë intensifikuar kohëve të fundit nga deputetë dhe asambleistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët marrin guximin të kërcënojnë në emër të shtetit dhe institucioneve të tij”.

“Prandaj, i ftoj publikisht organet e drejtësisë që të merren seriozisht me këto kërcënime dhe t’u japin përgjigje qytetarëve të Kosovës: Ku ndodhet drejtësia në këtë vend? Në institucionet e pavarura të Republikës apo në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje? Kush vendos për fatin, lirinë dhe sigurinë e secilit? Ligji dhe Kushtetuta apo vullneti politik i deputetëve të Vetëvendosjes”, ka shkruar ai.

Rama ka ngritur pyetjen se ku janë institucionet e drejtësisë të pavarura në ushtrimin e mandatit të tyre, apo siç ka shkruar ai “ato vihen në lëvizje sipas urdhrave dhe interesave partiake të VV-së?”.

“Ju rikujtoj se askush nuk ka të drejtë të kërcënojë në emër të shtetit. Askush nuk ka të drejtë t’i përdorë institucionet si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve apo kujtdo që mendon ndryshe”.

Rama në shkrimin e tij theksoi se mandatin e tij nuk ia ka dhënë asnjë militant dhe asnjë zyrë pushteti, por siç u shpreh ai, ia kanë dhënë qytetarët e Prishtinës, ndaj i pari i kryeqytetit deklaroi se para tyre jep llogari për përgjegjësinë që ka marrë.

“Unë nuk kam hyrë në jetën publike për t’iu nënshtruar vullnetit të askujt. Kam marrë përgjegjësi për t’i shërbyer Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me vendosmëri, pa u zmbrapsur përballë asnjë presioni politik”.

“Prandaj, mos e ngatërroni qetësinë me dobësi. As përmbajtjen me frikë. Ta keni të qartë, nuk më HESHTINI dhe nuk më NDALNI! Liria ime nuk fillon e nuk përfundojnë në zyrat tuaja! Dhe mbajeni mend, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime. Prishtina qeveriset me votën dhe besimin e qytetarëve të saj”, shkroi i pari i Prishtinës./

ramakërcënimedrejtësisë

Të ngjashme

Rama: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim në BE

Rama: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim në BE

18:03
Rama në mbështetje të gazetarëve: Të ruhet demokracia

Rama në mbështetje të gazetarëve: Të ruhet demokracia

10:19

Më shumë nga Lajme

  • 19:56Paralajmëron Limaj: Brenda dy vjetësh kemi zgjedhje
  • 19:31Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm
  • 19:30Bajrami: Mbi 60% e projekteve kapitale kanë pasur 0% realizim deri në qershor
  • 19:15Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së
  • 19:10Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore