Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia zbulon një tjetër ambient kanabisi në Shkodër, 60 bimë të sekuestruara

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 11:51
Policia zbulon një tjetër ambient kanabisi në Shkodër, 60 bimë të sekuestruara

Një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba është zbuluar në Shkodër, duke çuar në finalizimin e operacionit policor të koduar “Neonët 6”.

Numri i rasteve të goditura në kuadër të operacionit të gjerë “Neonët” shkon në 10 e që synon goditjen e kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura.

Sipas policisë dy persona janë shpallur në kërkim, njëri prej tyre 35 vjeç, banues në Shkodër, si dhe një 16-vjeçar.

Të dy të dyshuar se kishin përshtatur një banesë në lagjen “Ndoc Mazi” për kultivimin e bimëve narkotike, duke përdorur pajisje elektrike të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë.

“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B.C., 33 vjeç dhe G.A., 63 vjeç, të dy banues në Shkodër, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim; E. H., 22 vjeçe, banuese në Pukë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” , thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike si dhe 4 celularë.

Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e një 49-vjeçari, ngjitur me ambientin e kultivimit dhe i ndaluar më herët për vepra të tjera penale, u sekuestruan një pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe një automjet.

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet
  • 15:00Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare
  • 14:55Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë
  • 14:53Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq
  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit Shaban Golaj, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit