Hetuesit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë kanë realizuar një aksion më 18 shtator, ku sekuestruan kokainë, marihuanë dhe kërpudha narkotike.
Gjatë kontrollit të një veture me dy persona, u gjetën 0.6 gram kokainë dhe 3.5 gram marihuanë, ndërsa një i dyshuar tjetër, që braktisi veturën, la pas 41.8 gramë marihuanë. Në makinën e tij u gjetën 180 euro dhe një telefon.
“Pas konsultimit me prokurorin, është kontrolluar banesa e njërit nga të dyshuarit, ku janë zbuluar, pesë qese me 545.6 gramë marihuanë, një peshore dhe dëshmi tjera. Në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur 9.2 gramë marihuanë, 15 kuti plastike të mbjella me kërpudha narkotike dhe 179 kavanozë me fara në fazën e prodhimit të kërpudhave narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.