Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin me mallra në dy raste të ndara.

Njëri nga rastet ka ndodhur në zonën kufitare mes RMV-RKS, ku një automjet i dyshuar me targa vendore po transportonte mall të kontrabanduar, ku njësitet e angazhuara policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat automjeti i dyshuar është ndaluar.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Lisock-Kamenicë, ku është ndaluar një automjet i dyshuar me targa vendore.