Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia paralajmëron qytetarët për SMS të rreme: Posta nuk ju ka dërguar këtë mesazh

GD
Gazeta Demos31 dhjetor 2025 në 13:06
Policia paralajmëron qytetarët për SMS të rreme: Posta nuk ju ka dërguar këtë mesazh

Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik rreth një fushate mashtruese (phishing) që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat, sipas organit kompetent, në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Posta e Kosovës.

Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, thotë Policia, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët për të siguruar të dhëna personale dhe të dhëna të kartelave bankare, me qëllim të keqpërdorimit financiar.

Policia e Kosovës thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla, ndërsa faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës.

Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 20:56Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
  • 20:45Letra drejtuar ministrit Arben Vitia e pacientes që vdiq nga kanceri: Ju lus, merrni masa për sigurimin e terapisë!
  • 20:33Negociatat ShBA-Rusi, Krasniqi me alarm: Një ditë mund të na thuhet të japim veriun e Kosovës per hyrje në NATO
  • 19:58Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
  • 19:38Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel