Policia në Leposaviq ka gjetur armë, municion, këmisha të policisë serbe dhe pajisje të tjera ilegale tek një person.
Sipas njoftimit, një grua ka raportuar në polici se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj dhe se i njëjti posedon armë, ku pas kontaktit të policisë, i dyshuari e ka pranuar se posedon armë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar: 3 Pushkë automatike AK-47; 1 Pushkë ajrore; 1 Revole; 1 Shkrepës (në formë të Revoles); 55 Fishekë; 1 Bajonetë; 2 Thika; 5 Karikatorë i armës AK-47; 1 Karikatorë të revoles; 1 Këllëf të revoles; 1 Jakne ushtarake; 2 Këmisha te policisë se Serbisë”.
“Ndaj personit të dyshuar ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15.10.2024 deri sot me datë 15.10.2025”, thuhet në njoftimin e policisë.
