Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, ka ndërmarrë veprime për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të kundërligjshëm të masës drusore.
Sipas njoftimit, hjatë kontrolleve të realizuara nga njësitet policore në Ferizaj, janë ndaluar dhe konfiskuar pesë furgona dhe një kamion, të cilët dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion të rregullt.
Në njoftim thuhet se janë njoftuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi dhe masa drusore është konfiskuar.




