Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia me aksione: Sekuestron armë e drogë në disa komuna të Kosovës – ka të arrestuar

GD
Gazeta Demos12 shtator 2025 në 10:28
Policia me aksione: Sekuestron armë e drogë në disa komuna të Kosovës – ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa aksione në komuna të ndryshme të vendit, ku janë evidentuar raste të përdorimit të armëve dhe posedimit të substancave narkotike.

Në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, pas një informate për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me një person të dyshuar. Arma e përfshirë në rast është sekuestruar dhe i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Kurse, në Prishtinë, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, dje gjatë një kontrolli rutinë, te një person të dyshuar është gjetur një sasi prej 1.8 gramësh e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofoton se në Babimoc të Obiliqit, një pistoletë me karikator dhe shtatë fishekë është sekuestruar nga njësia policore gjatë kontrollit të një veture me targa vendore. Edhe pse i dyshuari kishte leje për armë, ai nuk kishte të drejtë ta mbante me vete, për çka është iniciuar rasti dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

Rast më i rëndë është shënuar në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ku gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 16 fishekë dhe sasi të ndryshme të substancave narkotike, përfshirë kokainë dhe marihuanë.

Në banesën e të dyshuarit janë gjetur edhe 21 fishekë dhe sasi të tjera narkotikësh. I dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Dy raste të tjera të armëmbajtjes pa leje janë evidentuar në veri të vendit. Në fshatin Oklace të Zubin Potokut është sekuestruar një pushkë e gjatë (karabinë), ndërsa në Leposaviq një person ka dorëzuar një pushkë gjuetie. Në këtë të fundit, i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Policia e Kosovës njofton se veprimet janë kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe thekson angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e krimit në të gjitha format e tij.

Më shumë nga Lajme

  • 17:41Çitaku: Sigurimi cenoi deputetët e PDK-së, do të ankohemi në IPK
  • 17:35Deklarata skandaloze e mërgimtarit, Gjini: Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia
  • 17:33Po bënte foto te ujëvara, 20-vjeçari rrëzohet nga 54 metra dhe humb jetën
  • 17:29Qytetari i "bie" pishman i kërkon falje asamblistes së PDK-së: Ndonjëherë njeri po është me 100 mijë probleme....
  • 17:22Abdixhiku i fton deputetët e LDK-së në takim për nesër: Duhet të flasim me një zë