Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia ndëshkon dy shoferë për shkelje të rënda në komunikacion në Ferizaj, njëri prej tyre i mitur

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 20:04
Policia ndëshkon dy shoferë për shkelje të rënda në komunikacion në Ferizaj, njëri prej tyre i mitur

Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

Sipas njoftimit, rasti i parë është regjistruar më 3 nëntor në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, ku një i mitur 16-vjeçar, me inicialet M.I., ishte kapur duke drejtuar një furgon Mercedes pa patentë shoferi dhe duke kryer tejkalim në vijë të plotë. Kundërvajtja ishte raportuar nga një qytetar, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë pranë gjykatës për kundërvajtje.

Rasti i dytë ndodhi më 11 nëntor rreth orës 13:23, në rrugën magjistrale Fusha e Pajtimit – Kaçanik. Shoferi B.V., 28 vjeç, u kap duke drejtuar një automjet BMW me shpejtësi 120 km/h në zonë me kufizim 50 km/h. Ai u ndëshkua me gjobë prej 600 eurosh, pasi posedonte patentë shoferi të huaj.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar aksidentet.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:43Egjipti e shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • 14:43Dyshohet për vjedhje, Policia në Prishtinë kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje
  • 14:32Sorensen pas takimit me Kurtin: Tash që institucionet janë formuar, folëm për rrugën përpara të dialogut Beograd-Prishtinë
  • 14:20Osmani: Zhvendosja e fototgrafive po tentohet të arsyetohet si diçka normale, por vendet përballë tualeteve e ç’nderojnë Republikën
  • 14:20Seanca për Ibër-Lepencin, tre të akuzuarit s'e pranojnë fajësinë