Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia ndëshkon 5 shoferë në Ferizaj, shkelën rëndë rregullat e komunikacionit

GD
Gazeta Demos14 shkurt 2026 në 11:11
Policia ndëshkon 5 shoferë në Ferizaj, shkelën rëndë rregullat e komunikacionit

Policia e Kosovës, konkretisht patrulla e njësisë së komunikacionit rrugor në Ferizaj, ka njoftuar për kontrolle të realizuara në disa pika, nga ku kanë identifikuar pesë shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.

Një prej tyre për përdorim të telefonit, tjetri me ndalim për drejtimin e automjetit dhe tre të tjerë për tejkalim në vijë të plotë:

Të ndëshkuarit janë:

I.G. (33 vjeç), me veturën BMË, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar në fshatin Davidovc – Shtime, duke përdorur telefonin gjatë ngasjes.

Pas verifikimit ka rezultuar se kjo ishte kundërvajtja e tretë e tij. Për këtë i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse prej 6 muajsh heqje e patentë shoferit.

A.I. (31 vjeç), me veturën VË Caddy, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, është ndaluar në rrugën magjistrale Gërlicë – Ferizaj, i cili kishte ndalesë për drejtimin e automjeteve nga data 12.12.2025 deri më 11.03.2026.

Për këtë i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse edhe për 6 muaj heqje e patentë shoferit.

A.N. (43 vjeç), me veturën VË ngjyrë e bardhë, metarga vendore, në fshatin Sojevë ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Policia i ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

I.M. (41 vjeç), me veturën Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore, në rrugën Gërlicë–Ferizaj ka bërë tejkalim në vijë të plotë dhe i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

SH.I. (56 vjeç), me veturën Seat Cordoba, ngjyrë e zezë, me targa vendore, në rrugën Gërlicë–Ferizaj ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Edhe këtij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë-shoferit.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta
  • 21:39“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 21:27Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës
  • 21:27Haxhiu pret ambasadorët dhe konsujt e Kosovës: Diplomacia kërkon kohë, besim dhe këmbëngulj