Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Ferizaj, në koordinim dhe bashkëpunim me AKI-në dhe të ndihmuar nga njësi policore të trafikut-autostradës, dje rreth orës 20:30, në autostradë segmenti Doganaj-Kaçanik, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se me atë veturë po kryhej trafikim me lëndë narkotike.
Në veturë janë hasur dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:
20 paketime me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 6.4 kg;
