Sot, në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin folën për raportin e veçantë dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë se ShBA-ja ka qenë pranë Kosovës në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.
“Bashkë duam ta vazhdojmë rrugëtimin drejt një Kosove më të sigurt, më të zhvilluar dhe, shpresoj, së shpejti pjesë të familjes euroatlantike. UÇK-ja dhe NATO-ja u bënë bashkë për lirinë e Kosovës dhe për ta ndalur regjimin gjenocidal të Serbisë. Ky bashkim shpëtoi jetë dhe i hapi Kosovës rrugën drejt një të ardhmeje të lirë e shpresëdhënëse”, ka shkruar ajo.




