Janë arrestuar edhe tre persona të dyshuar për rastin e kultivimit të narkotikëve vitin e kaluar në Sverkë të Pejës.
Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Pejës, e cila aksioni i orëve të hershme të së enjtes është ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për luftimin e narkotikëve në Pejë.
“Ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar ‘Vera 2024’, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuanë në fshatin Sverkë të komunës së Pejës”.
“Arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës”, tha Prokuroria në njoftim.
