Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia kryen bastisje në Skenderaj, sekuestron armë dhe municion

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 09:39
Policia kryen bastisje në Skenderaj, sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në Skenderaj, ku janë sekuestruar armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Sipas njoftimit, veprimet hetimore janë ndërmarrë pasi është pranuar një informacion se një person kishte publikuar në rrjete sociale pamje duke ekspozuar një armë. Hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë të dyshuarin.

Më 14 prill 2026, bazuar në dyshimet e ngritura, është kryer bastisje në shtëpinë e tij në zonën e Skenderajt. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë, përfshirë tri armë të shkurta (pistoleta) dhe dy armë të gjata, si dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është intervistuar në lidhje me veprat penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe posedimit të armëve me autorizim të skaduar.

Në konsultim me prokurorin, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Më shumë nga Lajme

  • 19:13Deputeti i PDK-së bën thirrje për koalicion me VV-në
  • 19:06Raportohet se Kurti ka ftuar partitë ish-opoiztare për takim
  • 18:54“Super-kriminela”, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin
  • 18:53Ministrja shqiptare, homologut serb për Ibrin: Lumi dhe historia rrjedhin përpara
  • 18:46Ambasada gjermane: Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, kontra-produktive