Policia në Prishtinë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është përfshirë në veprën penale “vjedhja”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”.