Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prishtinë një person që ishte në kërkim për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar nga zyrtarët e Stacionit Policor Veriu të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, të cilët kanë lokalizuar dhe ndaluar personin e dyshuar.
I arrestuari është Arbër Havolli, mashkull 31-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur në kërkim për përfshirje në veprën penale të vrasjes.
Në raportin 24 orësh, policia ka dhënë detaje shtesë.
