Policia Italiane ka shtuar në flotën e saj një Lamborghini Temerario me 920 kuaj fuqi, por jo për ndjekje spektakolare në autostrada. Supermakina do të përdoret për misione me rëndësi të veçantë, kryesisht për transportin urgjent të organeve për transplant dhe materialeve mjekësore.
Automjeti u prezantua në selinë e Lamborghini-t në prani të ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Piantedosi, dhe drejtuesve të kompanisë, shkruan abcnews.al
Gjatë më shumë se dy dekadave, Policia Italiane ka pasur gjithsej gjashtë modele Lamborghini, mes tyre Gallardo, Gallardo LP 560-4, disa Huracan dhe Urus Performante. Sipas kompanisë, këto automjete kanë realizuar mbi 200 transporte organesh në të gjithë Italinë dhe janë angazhuar në më shumë se 1.500 operacione për sigurinë rrugore.




