Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia ia merr lejen dhe e gjobit me 200 euro instruktoren e auto-shkollës, kandidatja përdori telefonin gjatë vozitjes

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 09:47
Policia ia merr lejen dhe e gjobit me 200 euro instruktoren e auto-shkollës, kandidatja përdori telefonin gjatë vozitjes

Një instruktore e autoshkollës u gjobit, pasi kandidatja shkeli rregullat e trafikut gjatë ushtrimeve me veturë.

Kandidatja G.H, duke vozitur u kap në flagrancë duke përdorur telefonin, me ç’rast u ndalua nga policia.

Meqenëse ishte nën mbikëqyrjen e instruktores N.S, e pësoi nga organet e rendit.

Siç njofton policia e Ferizajt, ndaj 51 vjeçares u shqiptua një gjobë prej 200 eurosh dhe asaj iu ndalua vozitja për tre muaj.

“Instruktorja në fjalë ka qenë e evidentuar edhe më parë për kundërvajtje të përdorimit të telefonit, duke vepruar për herë të dytë në kundërshtim me ligjin e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjitha auto–shkollat dhe instruktorët e tyre që gjatë procesit të trajnimit të kandidatëve të respektojnë me përpikëri rregullat e trafikut, në mënyrë që të garantohet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 14 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 19:55Aleanca mbledh kryetarët e degëve, diskuton çështjen e presidentit
  • 19:52Vdes nëna e deputetit kosovar, Besnik Tahiri
  • 19:49Mbrëmja e parë e shtatorit nis pa kolona në kufi – pritjet deri në 5 minuta
  • 19:46Çka tha Kurti për zhvillimet në LDK
  • 19:35Muhaxheri: Mbështes qëndrimin e deputetëve të LDK-së nga dega e Pejës, morën vendimin e duhur për Kosovën!