Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Policia i ka kërkuar 5 orë për t’i gjetur viktimat”, si ndodhi ngjarja tragjike në Vjenë, flet avokati shqiptar

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 08:42
“Policia i ka kërkuar 5 orë për t’i gjetur viktimat”, si ndodhi ngjarja tragjike në Vjenë, flet avokati shqiptar

Pajtim Bajrami, Asllan Musliu si dhe Istref Zekaj humbën jetën tragjikisht dje në vendin e punën në distriktin Alsergrund, atje ku po kryenin punë ndërtimore, raporton GazetaDemos.

Lajmin për humbjen e tyre tashmë e ka konfirmuar edhe Ambasada e Kosovës në Vjenë, e cila ndër tjera ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse.

Ndonëse autoritetet austriake deri më tani nuk kanë dhënë verzion zyrtar mbi shkaqet e këtij aksidenti, avokati shqiptar Mirsad Musliu, ka përmendur shkaqet e mundshme.

“Hetimet nga Policia janë ende të hapura, janë duke u deklaruar dëshmitarët e vendit të ngjarjes, teksa pritet të merret në pytje edhe personi që ka mbetur i lënduar. Sipas raportimeve, në një ndërtesë të vjetër në Vjenë është bërë një ndërtim mbi çati dhe është bërë një konstruksion i betonit i cili është rrëzuar komplet”.

I njëjti gjithashtu bëri të ditur se zjarrfikësit dhe Policia austriake kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me çrast iu është dashur pesë orë për t’i gjetur viktimat pas rrënojave.

“Ka qenë shumë rast i ndërlikuar, bile edhe drona janë përdorur sepse ka qenë vendi shumë jostabil. Konstruksioni ka rënë në hapësirën e brendshme të kësaj ndërtese”, tha ndër tjera ai.

Sa i përket varianteve se çka saktësisht çoi në këtë tragjedi, ai dha disa opsione.

“Ka shumë variante. Mund të ketë lëshime në statikë, mund të ketë mungesë të ofrimit të sigurisë nga punëdhënësi, mund të jetë varianti mospërdorimi i mjeteve të sigurisë nga vet punëtorët, mund të ketë lëshime nga kolegët e viktimave. Këto janë shumë variante, por tani nuk mund ta bëjmë fajtor asnjë person derisa hetimet janë ende të pakryera”, deklaroi Musliu.

Vjenë

Më shumë nga Lajme

  • 17:42Raportohet se janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave në Kalludër
  • 17:40Hoxhaj: VV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës
  • 17:35Arrestohet një serb në Mitrovicë e Jugut, dyshohet se i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
  • 17:33Krasniqi: Mos u çuditni me axhën Avni Dehari më -njeriu që lejon me ju shkatrru familja se ka hallë edhe me u shkatrru republika
  • 17:29U qëllua me kallashnikov - Vrasja në Korçë, 20-vjeçari pjesë e Forcave të Armatosura