Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia godet krimin e organizuar ndërkombëtar, dy persona përfundojnë në pranga

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 22:38
Policia godet krimin e organizuar ndërkombëtar, dy persona përfundojnë në pranga

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar dhe një arrestim tjetër brenda vendit, në kuadër të luftimit të krimit ndërkombëtar.

“Me datë 10.02.2026, në koordinim të plotë me autoritetet gjermane, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i ekstraduar dyshohej për vepra të rënda penale dhe për shmangie nga drejtësia.

“Ekstradimi u bë falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar në territorin e vendit një shtetas tjetër të huaj të kërkuar ndërkombëtarisht.

“Arrestimi u realizua bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian. I dyshuari lidhet me dyshime për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe respektimin e procedurave ligjore vendore dhe ndërkombëtare.

Policia

Të ngjashme

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

13:27
“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

12:57
Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

12:39
Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

11:46

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Pas takimit me Abdixhikun deklarohet Kurti
  • 17:28Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë të Shqipërisë, digjen disa automjete
  • 17:21Sorensen: Takim Kurti-Vuçiq vetëm kur të jenë gati për rezultate konkrete
  • 16:55KRM “Pastrimi” reagon pas shpalljes së gjendjes emergjente në Podujevë: Kriza është krijuar ndër vite, jo brenda natës
  • 16:52Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet kosovari për keqpërdorim të tyre