Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:20, të mëngjesit në fshatin Joshevik të komunës të Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe granata dore.
Policia njofton se ka gjetur një armë automatike, një pushkë gjysmëautomatike, dy granata dore etj.
Policia njofton se nuk ka persona të arresutar.
Njoftimi i plotë:
Më datë 24.01.2026, rreth orës 09:20, Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar:
· 1 armë automatike AK-47
· 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe
· 10 karikatorë të zbrazët
