Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia e Mitrovicës me apel: Kujdes nga mesazhet the thirrjet, janë mashtrim

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 12:36
Policia e Mitrovicës me apel: Kujdes nga mesazhet the thirrjet, janë mashtrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka apeluar për kujdes të shtuar të qytetarëve, pas rritjes së rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve të llogarive bankare përmes komunikimeve të ndryshme elektronike.

Sipas policisë, personat e dyshuar po paraqiten rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, duke kontaktuar qytetarët përmes SMS-ve, thirrjeve telefonike dhe platformave online.

Ata kërkojnë të dhëna personale dhe bankare, përfshirë numrat e kartelave, kodet dhe fjalëkalimet, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

Në disa raste, qytetarëve u dërgohen mesazhe me linke që duken si faqe zyrtare, ku pretendohet se llogaritë do të pezullohen nëse nuk përditësohen të dhënat ose nëse nuk kryhet verifikimi i menjëhershëm.

Policia apelon tek qytetarët që të mos ndajnë asnjëherë të dhëna personale apo bankare me persona të panjohur, të mos hapin linke të dyshimta të pranuara përmes SMS apo email-it, si dhe të verifikojnë çdo komunikim direkt me institucionet përkatëse.

Gjithashtu, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në organet e rendit.

Më shumë nga Lajme

  • 17:11Zbulohet thika e fshehur në xhaketë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
  • 17:11Ipeshkvi i Kosovës takon ambasadorin britanik, flasin për harmoninë ndërfetare dhe IA-në
  • 16:57Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan
  • 16:57Kur është koha e duhur për të vendosur pemën e Krishtlindjes?
  • 16:41MPDJ del me deklaratë për hyrjen e përfaqësuesve dhe studentëve nga Lista Studentore në Kosovë