Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia e Kosovës sjell frymën sportive përmes Garës së Auto Sllallom me Vetura Elektrike

GD
Gazeta Demos12 korrik 2026 në 16:49
Policia e Kosovës sjell frymën sportive përmes Garës së Auto Sllallom me Vetura Elektrike

Me synim promovimin e sigurisë në trafik, mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e teknologjive të qëndrueshme Policia e Kosovës, me mbështetjen e Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, Këshillit Mbikëqyrës të Shoqatave Sportive të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Auto Moto Club Kosova (AMCK) dhe Federatën e Auto Sporteve të Kosovës (FASK), organizoi Garën e Auto Sllallomit me Vetura Elektrike.

Në aktivitet morën pjesë zyrtarë policorë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe drejtoritë rajonale, të cilët garuan në disiplinën e Auto Sllallomit sipas standardeve sportive dhe të sigurisë.

Gara u zhvillua në frymën e motos “Në shërbim të Atdheut, deri në fund”, duke nderuar kujtimin e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës. Aktiviteti promovoi kulturën e drejtimit të sigurt, profesionalizmin, disiplinën dhe frymën e bashkëpunimit.

Përmes organizimeve të tilla, Policia e Kosovës vazhdon të inkurajojë ndërgjegjësimin për sigurinë rrugore, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve dhe publikut në përgjithësi.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 12:09RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë
  • 11:58Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi
  • 11:53Shiroka-Pula takon ministrin e Jashtëm të Zvicrës
  • 11:52Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 11:30Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës