Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës me plan operativ për 17 Shkurtin, parashihen bllokime të përkohshme të rrugëve në Prishtinë

GD
Gazeta Demos16 shkurt 2026 në 16:28
Policia e Kosovës me plan operativ për 17 Shkurtin, parashihen bllokime të përkohshme të rrugëve në Prishtinë

Me rastin e shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republika e Kosovës, Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ me qëllim garantimin e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve festive që do të zhvillohen më 16 dhe 17 shkurt.

Sipas njoftimit zyrtar, masat e ndërmarra janë planifikuese, operative dhe parandaluese, me synim që manifestimet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe festive, duke u mundësuar qytetarëve të festojnë lirshëm Ditën e Pavarësisë, shkruan IndeksOnline.

Këtë vit, aktivitetet do të përfshijnë ngjarje kulturore, ceremoni shtetërore dhe manifestime të ndryshme, ndërsa më 17 shkurt do të mbahet edhe parakalimi i pjesëtarëve të Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

“Qëllimi i planifikimeve operative policore përmes këtij urdhri të veçantë operativ ndër të tjera është:

•mbajtja e rendit, qetësisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit,

•shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike në vend,

•ofrimi i sigurisë së shtuar, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktiviteteve dhe manifestimeve të ndryshme të organizuara nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës,

•ngritja e nivelit të përgjegjësisë policore në monitorim, reagim dhe veprime konform zhvillimit të situatës, për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët gjatë zhvillimit të aktiviteteve manifestuese në gjithë vendin.

Bazuar në agjendën shtetërore, ku janë paraparë aktivitete të ndryshme, ndër to edhe parakalimi i FSK-së dhe PK-së, në disa segmente rrugore të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut rrugor si në vijim:

Ndërprerja e qarkullimit të trafikut pritet të fillojë nga ora 07:00 në rrugët operacionale, rruga Fehmi Agani, rruga Luan Haradinaj, rruga Kostra Novakoviq, rruga Tiranës – hekurudhës në kthim njëra korsi, si dhe rruga Robert Doll njëra korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve për personelin e PK-së dhe FSK-së.

Me qëllim të shmangies së kolonave të mundshme dhe lehtësimit të qarkullimit të trafikut për aktivitetet e parapara, LUTEN qytetarët, pjesëmarrësit në trafik që të shmangin frekuentimin e këtyre rrugëve dhe të orientohen në rrugë alternative, ku për këtë do të kujdesen njësitë policore të trafikut.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik dhe njëherit i falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm të treguar me PK-në”, thuhet në njoftim

Policia

Të ngjashme

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

13:27
“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

12:57
Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

12:39
Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

11:46

Më shumë nga Lajme

  • 08:25Nis asfaltimi në rrugën “Ilir Konushevci” tek Xhamia e Llapit
  • 08:25Kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare të Kosovës
  • 08:14Gjini: Kurti nuk ka pikë ndjeshmërie për qytetarin e Kosovës
  • 07:56Temperatura të larta sot në Kosovë, pritet të shkojnë deri në 38°C
  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan