*pamje ilustruese
Shkumbin Misini, profesori dhe eksperti i ekonomisë, së fundmi ka folur pikërisht për këtë fushë e jo vetëm, duke elaboruar çështjen e sigurisë dhe ndikim e kësaj fushe në fushën e ekonomisë. Ndër tjera, Misini deklaroi se Policia e Kosovës është pozicionuar në hyrje të kampit Bondsteel, veprim që siç deklaron ai, nuk ka nodhur asnjëherë më parë. “Në momentin që ki pasiguri, zhvlerësohet çdo aset i kapitalit, dmth siguria është çelësi kryesor i qëndrueshmërisë ekonomike. Unë befasohem me diskutimet dhe elaborimet që po bëhen nëpër insitucione kompetente, sepse ata e kanë sa për ta bërë një foto, por në ekzekutim jo, nuk qëndron një gjë e tillë. 24 orë në hyrje të kampit Bondsteelit, janë duke qëndru Policia e Kosovës, 24 orë. Asnjëherë më parë nuk ka ndodh një gjë e tillë”, tha ai në ATV.
