Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës dhe EUROPOL me aksion të gjerë në disa lokacione – cak krimi i organizuar

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 08:58
Policia e Kosovës dhe EUROPOL me aksion të gjerë në disa lokacione – cak krimi i organizuar

Nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.

Sipas informacioneve zyrtare, operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “pastrimi i parave”.

“Në këtë aksion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, si dhe autoritete ligjzbatuese nga Belgjika, Franca dhe Holanda, duke dëshmuar karakterin ndërkombëtar të hetimeve”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të dalin me një komunikatë të përbashkët për të njoftuar opinionin publik lidhur me rezultatet e aksionit dhe detaje të tjera nga hetimet.

Operacioni vazhdon dhe pritet që më shumë informacione të bëhen publike gjatë orëve në vijim.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 12:14Daut Haradinaj: Protesta ishte masive, por adresimet ishin të paqarta
  • 12:10Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës
  • 12:07Videot intime, kompozitori Adi Hila dëshmon për disa orë në polici
  • 12:00RELOAD feston 14 vjetorin, zbritje të mëdha në pakon e trajnimit profesional, veshmbathjeve e aksesorëve
  • 11:58Kurti takohet me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike