Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës demanton mediat serbe për të shtënat “ndaj ushtarëve serbë”: Dezinformata!

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 10:07
Policia e Kosovës demanton mediat serbe për të shtënat “ndaj ushtarëve serbë”: Dezinformata!

Policia e Kosovës ka deklaruar se pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar me armë zjarri drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, këto pretendime nuk janë ngjarje e verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia thotë se në bazë të të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësite policore në terren dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente, nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar.

“Publikimi i informacioneve të tilla të pasakta kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare”.

“Policia e Kosovës siguron qytetarët dhe opinonin publik se situata në zonën kufitare ka qenë dhe vazhdon të mbetet e qetë dhe plotësisht nën kontroll të autoriteteve”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 22:05Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten
  • 22:04Latif Gash: Presioni duhet të bëhet te BE-ja si financuese e Gjykatës
  • 21:51Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni
  • 21:45Ligji për Specialen, Blerim Latifi: Akt politik, shteti duhet të marrë edhe veprime tjera me ndalë këtë monstrum
  • 21:36Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!