Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia del me sqarim për Vilën e Radojiçiqit: S’është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm, monitorohet çdo hyrje-dalje

GD
Gazeta Demos1 maj 2026 në 21:26
Policia del me sqarim për Vilën e Radojiçiqit: S’është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm, monitorohet çdo hyrje-dalje

Policia e Kosovës, ka thënë se në ‘’Villën e Radojqiqit’’, objekt i marr nën mbikëqyrje, nuk është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm apo çështje që pretendohet apo deklarohet nga ‘’individ të caktuar në media’’.

Nga policia, është thënë edhe se, në këtë objekt, çdo lëvizje apo hyrje-dalje në këtë objekt, monitorohet nga policia dhe se hyrja-dalja, bëhet vetëm nga personat e autorizuar që u lejohet qasja, siç janë zyrtarët policorë, zyrtarët e mbrojtjes së afërt, zyrtarët institucional dhe vetëm personat që marrin leje të caktuar dhe në asnjë rast nuk lejohen përsona të tjerë apo civil.

Komunikata:

Informacion, sqarim zyrtar

Prishtinë, më 1 maj 2026

Policia e Kosovës, referuar kërkesave dhe pyetjeve të adresuara nga media dhe gazetarë rreth deklarimeve, keqpërdorimeve dhe çështjeve të ndryshme se kinse kanë ndodhur në ‘Villën e Radojqiqit’ në Mitrovicë Veri, sqaron dhe njëherësh informon se:

Policia e Kosovës, sipas detyrës dhe autorizimeve zyrtare, që nga koha e marrjes së objektit në mbikëqyrje për siguri, ka të vendosura njësitë e saja policore të profileve të ndryshme, të cilat kujdesen për sigurinë e objektit dhe hapësirës përreth.

Objekti sigurohet nga zyrtarët policorë dhe i njëjti vëzhgohet 24 orë nga kamerat, të cilat mbikëqyren nga zyrtarët policorë dhe qendra operative.

Çdo lëvizje apo hyrje-dalje në këtë objekt, monitorohet nga policia dhe se hyrja-dalja, bëhet vetëm nga personat e autorizuar që u lejohet qasja, siç janë zyrtarët policorë, zyrtarët e mbrojtjes së afërt, zyrtarët institucional dhe vetëm personat që marrin leje të caktuar dhe në asnjë rast nuk lejohen përsona të tjerë apo civil.

Bazuar në procedurat policore, mbikqyrjen strikt të objektit dhe vëzhgimit të objektit nga kamerat, njoftojmë mediat dhe opinionin e gjerë se në këtë objekt nuk është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm apo çështje që pretendohet apo deklarohet nga individ të caktuar në media.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë të ofrojë siguri në mbar vendin, përfshirë në objektin në fjalë në Mitrovicë Veri dhe se do të mbajë të informuar drejt mediat dhe qytetarët me qëllim të parandalimit të dezinformimit të qytetarëve dhe njollosjes se personave, zyrtarëve të cilët kujdesen për sigurinë dhe rendin kushtetues.

Më shumë nga Lajme

  • 19:56Zyrtari policor e dorëzon uniformën, djali i ish-zëvëndëskomandantit
  • 19:56Qeveria mban mbledhje elektronike, bën 5 emërime
  • 19:55Kukësi vishet i bardhë, reshjet e para të borës mbërrijnë në Kalimash
  • 19:55Gërvalla-kryesuesve të Mekanizmave Koordinues Lokalë: Përgjegjësia nuk delegohet, nuk shtyhet dhe nuk shmanget
  • 19:41Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor