E lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës për Demos.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, theksohet në njoftimin e Policisë.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë aksion në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në nobjektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, e ku sipas Demos dyshohet se bastisjet po ndodhin rreth pronave të RTP-së.