Policia në një përgjigje ka folur për përleshjen mes dy kirurgëvë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.

PK thotës e rasti po hetohet si sulm.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”